Arrestet tek UBT, rektori Sallaku: Nuk mbroj askënd, kam nisur reformën më të thellë të universitetit

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku po flet në mbledhjen e grupit parlamentar të PS në lidhje me masat e sigurisë të vendosura nga GJKKO për anëtarët e stafit të UBT.

Sallaku ka deklaruar se pas mbledhjes së zhvilluar ditën e djeshme me stafin, është vendosur se nuk do të komentohet asnjë vendim i drejtësisë, ndërsa shprehu bindjen se shumica e pedagogëve janë ” të pastër”.

Faleminderit që më dhatë mundësinë për t’u sqaruar. Është një nga atakimet më të padëshirueshme për një drejtues. Jam këtu në grupin e mazhorancës qeverisë, nuk është e rastësishme. Mund të zgjidhja të dilja në media apo konferencë shtypi por nuk dua që të shkëputet asgjë nga konteksti dhe mesazhi të jepet i qartë. Dje edhe unë e mora vesh ngjarjen nga mediat, mblodha stafin ku kemi sqaruar situatën dhe dua të konfirmoj që ne nuk komentojmë asnjë vendim të drejtësisë. Besojmë që do të ketë një proces të ndershëm por ajo që besoj është që shumica e pedagogëve të mi janë njerëz të ndershëm dhe asnjë proces nuk e zhbën realitetin që besoj un dhe shumica e atyre që punojnë në UBT dhe studentëve. Çdonjëri nga pedagogët të vërtetojë me fakte se ka punuar ndershmërisht”, tha Sallaku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?