FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrestimi i Belerit, kryeministri grek: Nuk do pranoj qëndrime të tilla në kurriz të pakicës greke

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka reaguar sërish për arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit për kryetar bashkie në Himarë.

“Është e papranueshme dhe e paimagjinueshme ajo që ka ndodhur me Fredi Belerin. Unë shkova në Himarë, isha i pari Kryeministër që vizitova këtë rajon dhe u zotova se Greqia do të ndihmojë gjithmonë pakicën etnike greke. Këtë ia kam bërë të qartë edhe Kryeministrit shqiptar.

Shqipëria duhet ta dijë shumë mirë se nëse një politikë e tillë do të vazhdojë, kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe në rrugën e saj drejt BE. Nuk do të pranoj qëndrime të tilla në kurriz të pakicës greke, sidomos 48 orë para zgjedhjeve. Kjo do të ketë efekte në marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe në rrugën e saj drejt BE-së për të cilën ne kishim deklaruar se do ta mbështesnim”, është shprehur Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?