FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrestimi i Belerit, reagon sërish Mitsotakis: Ndikim në marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugën drejt BE

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar sërish për arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit për kryetar bashkie të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë.

Mitsotakis thotë se nëse një politikë e tillë do të vazhdojë, kjo do të ndikojë në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe në rrugën e vendit tonë drejt BE-së.

“Është e papranueshme dhe e paimagjinueshme ajo që ka ndodhur me Fredi Belerin. Unë shkova në Himarë, isha i pari Kryeministër që vizitova këtë rajon dhe u zotova se Greqia do të ndihmojë gjithmonë pakicën etnike greke. Këtë ia kam bërë të qartë edhe Kryeministrit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria duhet ta dijë shumë mirë se nëse një politikë e tillë do të vazhdojë, kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe në rrugën e saj drejt BE. Nuk do të pranoj qëndrime të tilla në kurriz të pakicës greke, sidomos 48 orë para zgjedhjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo do të ketë efekte në marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe në rrugën e saj drejt BE-së për të cilën ne kishim deklaruar se do ta mbështesnim”, deklaroi Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?