Arrestimi i ish-deputetit të PD-së, Policia bllokon avokatin e Klevis Balliut

Vendimi për të mbajtur nën arrest ish-deputetin demokrat Klevis Balliu ka shkaktuar reagime të forta të opozitës dhe qytetarëve të Tiranës, të cilën ka nisur të  grumbullohen para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Por në drejtorinë e Policisë së Tiranës po shkelen të drejtat themelore të njeriut, pasi avokati i ish-deputetit Klevis Balliu, Genc Gjokutaj nuk po lejohet që të kontaktojë me klientin e tij.

Vendimi është marrë nga drejtuesit e policisë në mënyrë të paqartë ligjore, pasi arrestimi është proces që kryhet nga policia pasi jepet një vendim gjykate.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Protesta e sotme

Gurë, dhunë dhe shoqërime me forcë nga ana e policisë ishin pamjet sotme në zonën e Astririt në Tiranë.

Disa qytetarë kanë mbetur të lënduar pas përplasjes me policinë, ndërsa gjashtë persona u shoqëruan me forcë, mes tyre dhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu. Teksa ishte në furgonin e policisë, ish-deputeti Balliu u shpreh se shqiptarët duhet të marrin armët në mënyrë që të mbrojnë shtëpitë e tyre.

“Ne do të kthehemi më të fortë, shqiptarët duhet të marrin armët dhe të mbrojnë shtëpitë e tyre”, u shpreh Balliu.

Mes 6 personave të shoqëruar ishte dhe Florian Protoduari, babai i Dorian Protoduarit, që mbahet prej disa muajsh në burg.

Kujtojmë se protesta e djeshme ishte e paparalajmëruar, dhe banorët u organizuan pas informacioneve që kishin se në zonën e Fabrikës së Miellit do të ishte i pranishëm kryeministri Rama.

Ndërkaq, pas 9 orësh do të liroheshin 4 nga 6 personat që policia shoqëroi paraditen e sotme në zonën e Astirit.

Brenda komisariatit numër 6 vijon të jetë ende ish-deputeti Klevis Balliu, të cilit i është komunikuar arresti në flagrancë dhe Elton Skënderi.

Ndërkohë para komisariatit vijojnë të jenë jo vetëm banorët por edhe ish-deputetë të PD-së. Banorët e Astirit protestojnë prej më shumë se 7 muajsh, duke kundërshtuar projektin e Unazës së Re, që parashikon shembjen e banesave të tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?