Arsimi profesional, Klosi: Ta nxjerrim Shqipërinë nga harta e vendeve që ofrojnë punë të lirë
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka deklaruar se detyra kryesorë është që ta nxjerrin Shqipërinë nga harta e vendeve që ofron vetëm punë të lirë. Në takimin mbarëkombëtar me biznesin Klosi tha se duhen ndryshuar raportet e punës për të kthyer 80% të njerëzve të gatshëm për tregun e punës. Dhe për Klosin zgjidhja e vetme është arsimi profesional.
Blendi Klosi: Kemi nevojë për punonjës të kualifikuar. Ne duhet të ndryshojmë kryekëput raportin që kemi me zyrat tona të punësimit dhe këtu organizatat janë shumë të nevojshme. Nuk duhet të kemi vetëm zyra pasive që mbledhin vetëm vërejtjet e qytetarëve, por duhet të kemi zyra që bëjnë negociata. Të përmbysim raportin, nga raporti që janë 80% pasiv dhe 20% aktiv, ta rikthejmë raportin, të paktën të jemi 80% e njerëzve që kërkojnë punë të jenë të gatshëm për tregun e punës, t’i hapim vende të reja pune. Ne duhet ta nxjerrim Shqipërinë nga harta e vendeve që ofrojnë vetëm punë të lirë. Duhet ta fusim Shqipërinë në hartën e vendeve që ofron dhe formon punonjës të kialifikuar kjo është detyra jonë e madhe. Duhet ta ndryshojmë kryekëput raportin e tregut tonë të punës me tregun europianë të punës. Dhe ka një zgjidhje që është arsimi profesional.
Kreu i dikasterit të Mirëqenies Sociale foli edhe për punë të denjë të Shqiptarëve. Por sipas tij për të realizuar këtë punë të dinje duhet një raport tre-palësh me institucioneve shtetërore, komunitetit të biznesit dhe formimit profesional.
Blendi Klosi: Ne do të punojmë që shqiptarët të kenë punë të denjë. Me përpjekje të përbashkëta mund ta realizojmë. Ka një mënyrë sesi kjo punë e denjë i ofrohet shqiptarëve dhe kjo është një raport i drejtë mes institucioneve shtetërore, komunitetit të biznesit dhe formimit profesional. E shoh të nevojshme që cdo ditë të punës time, të raportit që kemi me komunitetin e biznesit ta shpreh këtë. E kemi të nevojshme që të kemi një marrëveshje trepalëshe. Ne kemi në zyrat tona të punësimit një nivel të lartë të papunësisë. Në të gjithë rajonin ne kemi kërkesë të madhe të punësimit. Kjo mund të quhet si negativitett, por mund të quhet e mirë sepse kemi kaq shume njerëz të gatshëm për tregun e punës. Kemi 150 mijë njerëz që duan të punësohen dhe vetëm 20% e tyre shkojnë në tregun e punë.
KOHA JONË SONDAZH

