FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Artan Fuga analizon situatën në PD: Të shtunën mund të ketë konflikt

Akademiku Artan Fuga ka analizuar situatën e brendshme në Partinë Demokratike, në prag të Kuvendit Kombëtar të thirrur prej Lulzim Bashës dhe referendumit të thirrur nga Sali Berisha.

Fuga u shpreh në News24 se situata është shumë delikate dhe mund të ketë përplasje mes dy grupeve të Bashës dhe Berishës.

Jemi në një gjendje kontradiktore dhe kriza është se askush s’mund të dalë përtej që ta zgjidhë. Këto quhen situata të këqija pasi në gjendjen e sotme nuk kanë dot një zgjidhje. Zoti Berisha loz me kartën e demokratizimit përmes votës së militantëve, ndërsa Basha loz letrën e mbështetjes amerikane. Mirëpo Kuvendi i Bashës të shtunën dhe referendumi i Berishës  po të njëjtën ditë, mund të sjellin konflikte që duhet të evitoheshin me çdo kusht“, tha Fuga.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?