Artan Hoxha publikon videon e “21 Janarit” dhe i kthehet Berishës: Ja ku i ke provat për “non grata-n”
Nga Artan Hoxha
21 janar 2011, asgjë nuk harrohet…
Kur dëgjoj Ujkun, t’u kërkojë “qoftë dhe një prove të vetme” amerikaneve, ndërsa ka lënë një pirg me kufoma ne Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, më vjen të shkrihem gazit, se nuk kam fuqi të ulëras…
Marshall, kërkon një provë si e ke “minuar demokracinë” në këtë vend, si ke “fshehur krimet” dhe ke “penguar hetimet” pasi të shpallen “non grata”???!!
Ja ku e ke.
Me figurë dhe me krisma…
Me kufoma të përgjakura mbi bulevard dhe me tru të derdhur mbi trotuar…
Jo një, por dy protestues krejtësisht paqësore, pa çadra pistoletë dhe thika me helm në duar, që i masakrove pa brerjen më të vogël të ndërgjegjes.
Gjirokastriti Ziver Veizi dhe dibrani Hekuran Deda, fieraku Faik Myrtaj dhe lezhjani Aleks Nika…
Të vrarë nga Gjirokastra, Fieri, Lezha dhe Dibra, duket sikur ke dashur me deshirë të hysh në hasëm me gjithë Shqipërinë.
Edhe me dorë sikur t’i kishe zgjedhur, nuk do t’i kishe shpërndarë kaq mirë gjeografikisht mbi hartën e Shqipërisë…
Gjaku i tyre i derdhur në Bulevardin “Deshmorët e Kombit” nuk është thjeshtë një provë për ty, është makthi yt…
Nga ana tjetër, DREJTESIA E MUNGUAR per 11 vite me radhe, për 4 dëshmoret e 21 janarit, është edhe një akuze për kryeministrin e sotëm Edi Rama, i cili premtoi NDESHKIM të urdhëruesit të vrasjeve dhe ekzekutorëve të tij.…
E ka përballë Ujkun, por thotë “se ku me kanë humbur gjurmët”…
Te shohim çfare justifikimi do te kete sot, para femijeve jetime dhe familjareve zemerplasur, te Aleks Nikes, Faik Myrtos, Hekuran Dedes dhe Ziver Veizit…
Të paktën na e kurseni shfaqen tragji-komike, që e realizoni në mënyrë aq teatrale çdo 21 janar.
Në mungesë të drejtësisë për deshmorët e 21 janarit, kjo ceremoni nuk është thjeshtë një mungesë respekti për të vdekurit, por edhe një tallje përbuzesë për të gjallet…
U kërkoj ndjesë familjeve të viktimave për ripublikimin e pamjeve makabër, por ky është ndëshkimi i vetëm që mund t’u japim vrasësve.
Në mungesë të ndëshkimit nga drejtësia, së paku t’i damkosim publikisht për çfarë i kanë bërë këtij populli…
Në video: Pjesë nga emisioni “Xhungël”, ku pasqyrohet vrasja e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës nga shefi i shtabit të batalionit special të Gardës, Agim Llupo.
Si dhe konferenca e shtypit ne mesnatën e 21 janarit 2011, e kryetarit të opozitës Edi Rama, menjëherë sapo ishin publikuar pamjet e vrasjeve nga Garda.
KOHA JONË SONDAZH

