FOTO/ Në flakë edhe kioska te Tajvanit, digjen kosha në ”Rrugën e Kavajës”
Kioska te Tajvani këtë mbrëmje është përfshirë nga flakët, pasi protestuesit hedhin gjëra të tjera drejt godinës në mënyrë që të marrin flakë. Më parë protestuesit edhe një herë kanë mësyrë drejt Ministrisë së Brendshme, të cilën e kanë sulmuar disa herë përgjatë këtyre 3 ditëve.
Protestuesit kanë sulmuar me sende të forta pjesën e hyrjes së godinës, teksa më pas ka ndërhyrë policia me gaz lotsjellës nga tarraca e godinës. Për momentin protestuesit janë tërhequr, pa mundur të futen brenda ambienteve. Pjesa e fasadës është sulmuar dhe shkatërruar me gurë dhe sende të forta.
Në ”Rrugën e Kavajës” disa koshave të mbeturinave janë rrëzuar në një aks të rrugës. Dhe më pas i është vënë flaka. Në zonë shihet edhe një punonjës policie. Situata në kryeqytet vijon të jetë e përshkallëzuar, ndërsa protesta e studentëve nuk është ndalur.
PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?
Results
Vota totale: 10134





