“Askush nuk është mbi ligjin”, reagon ambasadorja Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas paralajmërimit të Britanisë së Madhe për shpalljen non grata të personave të përfshirë në korrupsion.

Kim shkruan se SHBA e mirëpret këtë vendim të rëndësishëm të Britanisë së Madhe ndërsa thekson se ata që kanë abuzuar me besimin e publikut duhet të përballen me drejtësinë.

Ne e mirëpresim këtë veprim të rëndësishëm të Britanisë së Madhe. Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten dhe për të shtrembëruar sundimin e ligjit – me fjalë të tjera, ata që janë përfshirë në korrupsion të madh dhe kanë minuar demokracinë – duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan Yuri Kim.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?