
Një tjetër avion i është shtuar linjës ajrore “Air Albania”. Pas “Lasgushit” e “Migjenit” flotës ajrore shqiptare i është shtuar edhe avioni i quajtur “Naimi”.
Është vetë kryeministri Edi Rama që e ka ndarë lajmin përmes një postimi në facebook.
“Pas Lasgushit e Migjenit dhe frenimit nga pandemia, mbërriti edhe Naimi, i cili e çon në 3 numrin e avionëve të flotës së kompanisë sonë të flamurit”, shkruan Rama.

