FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Avokati i Doshit: Padi Metës dhe Brahos

Avokati i Tom Doshit deklaroi sot se klienti i tij do të bëjë padi ndaj Kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe deputetit Spartak Braho për shpifje. Vladimir Mecce tha sot se deklarata e Brahos se Doshi ka falsifikuar raportin mjekësor është shpifje.

Avokati ishte sot në Prokurori rreth orës 16:00 ku siç tha ai priste të merre materialet e akuzës për tu përballur në gjykatë.  Ky i fundit tha se “nëse do të ketë një urdhër ndalimi kjo është në shkelje të ligjit, pasi është Gjykata e Lartë që vendos për masën e sigurisë”.

“Deputeti Tom Doshi nuk ka nevojë të largohet, ti fshihet hetimit. Ai që në fillim ka qenë pro hetimit dhe nuk ka asnjë arsye pse të largohet”, tha Meçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për avokatin, “vendimi i parlamentit ishte një suprizë, pasi deputetët do të respektonin parlamentarizimin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur në lidhje me akuzën e bërë nga Spartak Braho dhe Ilir Meta tha se, “Braho dhe kryetari i Kuvendit ka shpifur kundër klientit tim dhe ai do të bëjë një kallëzim penal”.

Jo zyrtarisht mësohet se është lëshuar një urdhër-ndalimi, por kjo gjë ende nuk është konfirmuar nga Prokuroria e Përgjithshme apo Policia e Tiranës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?