“Presidenti Klinton dekretoi faljen e vëllait për drogë”

Avokati i njohur Spartak Ngjela, duke ju referuar akuzave të PD ndaj ministrit të Brendshëm, Famir Xhafaj, ka sjellë shembuj nga politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur presidentë të ndryshëm janë akuzuar për të afërmit e tyre.
Avokati mbron parimin se në shoqëritë demokratike, përgjegjësia penale është individuale, ndërsa vetëm në komunizëm dënimi i një personi automatikisht ndëshkonte dhe gjithë të afërmit e tjerë.
Më kanë kërkuar shembull ndërkombëtar për çështjen Xhafaj… Po ju jap shembullin që posa e shkrova në komentet e statusit. Po si flisni kështu? Ku është rast ky për amerikanët. Nga Enver Hoxha do mësojnë shqiptarët akoma?
Presidenti Klinton ishte President i Amerikës dhe e kishte vëllain për drogë në burg. Nga komunizmi do mësoni ju ende? Dhe jo vetëm kaq… Por Klintoni e fali vëllanë me dekret…
Ja ky është morali politik. Demokracia njeh vetëm zbatimin e ligjit. Këtu duhet të qëndrojmë edhe ne… kurrë mos prisni nga moral i amerikan t’ju mbështesë për këtë psikologji enveriste...”, shkruan Spartak Ngjela në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?