Balla aludon për studentët: Javë vendimtare për reformën në drejtësi. E ka gabim kush mendon se mund ta pengojë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se kjo javë është vemdimtare në rrugën e krijimit të një gjyqësori të pavarur, të përgjegjshëm dhe profesional dhe se askush nuk do ta pengojë. Balla thotë se e kanë gabim ata që mendojnë se mund t’i pengojnë. Aludimi i Ballës duket se shkon për protestat dhe reagimin e studentëve, të cilët në kërkesat e tyre nuk kanë asnjë lidhje me reformën që po bën Partia Socialiste.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
“KJO JAVË ËSHTË VENDIMTARE,
Në rrugën e krijimit të një gjyqësori të pavarur, të përgjegjshëm dhe profesional, tërësisht në dobinë e qytetarëve shqiptarë. KUSH MENDON SE MUND TA PENGOJË, e ka shumë gabim. Prandaj të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë duhet të garantojnë një proces të lirë dhe transparent zgjedhor për anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. SHQIPËRIA EUROPIANE ME DREJTËSI TË PAVARUR?????”, – shkruan Balla.
KOHA JONË SONDAZH

