Balla: Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë, të zgjerohet në çdo sektor të ekonomisë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shqipëri-Kosovë me temë: “Zhvillimi Integral i Industrisë Minerare me Ndikim Minimal në Mjedis”, ku i pranishëm ishte dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës,Valdrin Lluka.
Në fjalën e tij, Balla tha se bashkëpunimi mes qeverisë dhe Kuvendit është shumë i nevojshëm kur bëhet fjalë për një sektor strategjik, siç është ai minerar dhe bëhet akoma më i rëndësishëm kur bëhet fjalë për një konferencë, e cila ka në themel të saj zhvillimin e integruar të isdustrisë minerare me ndikim minimal në mjedis mes dy vendeve vëllezër.
Më tej gjatë fjalës së tij, Balla nxiti ministritë e linjës të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe sipërmarrësit në të dy anët e kufirit që të bashkëpunojnë më shumë me njëri-tjetrin.
Sipas Ballës, kjo konferencë cek një një nga sektorët më të rëndësishëm të vendit tonë, siç është sektori i minierave dhe është fryt i bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të dy vedeve.
“Takimi i sotëm dëshmon që bashkëpunimi midis vendeve tona duhet të zgjerohet më tej në çdo sektor të ekonomisë dhe ka për qëllim shkëmbimin e eksperiencave si dhe krijimin e mundësive për bashkëpunim të mëtejshëm midis dy vendeve”, tha Balla.
Fjala e plotë e Taulant Ballës:
Doja të sillja në vëmëndjen e gjithkujt që edhe Bashkimi Europian e ka themelin e vet në bashkëpunimin e parë që 6 vendet Franca, Gjermani, Italia, Blekgjika, Hollanda dhe Luksemburgu themeluan komunitetin europian të qymyrit dhe hekurit. Filluan të punojnë së bashku për të mirëadministruar dhe shfrytëzuar qymyrin dhe hekurin dhe sot BE me më shumë se 500 milion banorë është organizata më e suksesshme në historinë e njerëzimit. Le të jetë ky vizioni ynë për të ardhmen për të punuar së bashku, jo vetëm për hekurin dhe qymyrin, sepse qoftë Shqipëri, qoftë Kosova zoti i ka falur plot pasuri nëntokësore të cilat ende nuk kemi arritur ti shfrytëzojmë siç duhet.
Më lejoni të shpreh kënaqësinë që jam pjesë e punimeve të kësaj konference, rëndësia e të cilës është e dyfishtë. Së pari kjo konferencë cek një një nga sektorët më të rëndësishëm të vendit tonë, siç është sektori i minierave dhe së dyti konferenca është fryt i bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të dy vedeve tona.
Takimi i sotëm dëshmon që bashkëpunimi midis vendeve tona duhet të zgjerohet më tej në çdo sektor të ekonomisë dhe ka për qëllim shkëmbimin e eksperiencave si dhe krijimin e mundësive për bashkëpunim të mëtejshëm midis dy vendeve. Në kuadër të kësaj konference dua të ndalem në rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm të këtij sektori, i cili kërkon përmirësime ligjore, rregullatore si dhe lehtësim të barrierave administrative për të mundësuar investimet vendase e të huaja.
Duhet të ndryshojmë tërësisht mënyrën e licensimit në sektorin minerale për ta për ta bërë atë më të lehtë dhe më të kontrollueshëm. Si Kryetar i Grupit Parlamentar të shumicës në Kuvendin e Shqipërisë angazhohem para jush në miratimin e akteve ligjore në shërbim të lehtësimit të procedurave për investimet në industrinë minerare, të cilat duhet të jenë në përputhje me ruajtjen e parametrave mjedisore në këto zona.
Këto akte ligjore që do të zbatohen në procedurat e licensimit në objektet e kërkim zbulimit, të prodhimit, të përpunimit të mineraleve dhe të ruajtjes së mjedisit në zonat me potencial minerar. Ne si qeveri, në bashkëpunim sigurisht edhe me vëllezërit tanë në Kosovë, do të vazhdojmë të inkurajojme investimet në këtë sektor në të dy anët e kufirit.
Në linjë me këtë që thashë është konceptuar edhe projekt i ri i përbashkët Shqiperi-Kosovë, për hulumtimet përgjatë brezit kufitar ndërmjet vendeve tona apo projekte të tjera të përbashkëta në fushën e gjeologjisë minierave dhe industrisë. Qeveria jonë shpreh vullnetin për ofrimin e politikave lehtësuese për investitorët strategjikë që investojnë për përpunimin e plotë të ferro nikelit dhe nikel silikate që ndodhen në zonën e Prrenjasit, Pogradecit dhe Kukësit.
E rëndesishme është që gjatë shfrytëzimit dhe peërpunimit të mineraleve të ruhen parametrat me domozdoshmëri parametrat mjedisor në nivelet e parashikuara nga legjislacioni i Bashkimit Europian. Shqipëria sot është në një moment historik, sepse ne presim që KE të rekomandojë menjëherë pas zgjedhjeve evropiane fillimin e bisedimeve për anëtarësim.
Në këtë rrugë do të hecë dhe Kosova si shet i pavarur dhe një prej vendeve të rëndësishme të ballkanit perëndimor. Një rëndësi e veçantë do ti jepet burimeve njerëzore që do të operojnë në këtë fushë nga universitetet dhe qendrat kërkimore. Ne kemi reflektuar shumë kundrejt bashkëpunimit me universitetet. Tashmë mes ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ne kemi një pak komunikimi dhe bashkëpunimi me Universitetin Politeknik dhe në mënyrë të veçantë Fakultetin e Gjeologji Minierave.
Në fund të fjalës time dua të nënvizoj rëndësinë e vazhdimësisë së mbajtjes së takimeve të tilla, sepse na mundëson për shkëmbimin e pikpamjeve në këtë sektor për një menaxhimim sa më teë mirë të burimeve natyrore të të dy vendeve.
KOHA JONË SONDAZH

