FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balla komenton qëndrimin e Presidentit Meta për zgjedhjet e 30 qershorit

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka komentuar qëndrimin e Presidentit Ilir Meta mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet vendore të 2019.

Në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të Parlamentit, Balla tha Gjykata Kushtetuese është organi më i lartë, vendimi i të cilit nuk mund të interpretohet dhe nuk mund të apelohet në shkallë të tjera.

Ka një rregull që është e shkruar mbi gjithë rregullat e tjerë. Mendoj që duhet ta mirëkuptojmë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk interpretohen më. Vendimet e GJK janë në të njëjtin nivel me Kushtetutën vetë. Nëse GjK ka një konflikt për një çështje të caktuar, ajo bën interpretimin. Nuk ka më një shkallë tjetër që ta apelosh. Vendimet e saj vetëm zbatohen. Përtej këtyre vendimeve nuk ka më interpretim. Çdo përpjkekje për të mos i njohur, nuk i bën nder asnjë institucioni, kjo çështje ka marrë fund këtu”, – tha Balla

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?