Balla: Lulzim, hiq dorë nga denoncimi me foto

(Fotot e publikuara nga Taulant Balla kundër Bashës)

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar sot ndaj akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha për fotot e Edi Ramës më disa të kërkuar nga policia.

Balla i është përgjigjur Bashës po me foto. Ai ka publikuar në Kuvend disa fotot të kreut të PD me dy persona të kërkuar nga policia dhe të arrestuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e Taulant Ballës në Kuvend:

Swiss Digital Mobile Reklama

Lulzim hiq dorë nga kjo historia e fotove, sepse po fillove këtë historinë e fotove, unë po të them që ti del shumë i humbur! Të kam bërë një album fotosh dhe do ta jap; e çdo ditë do të jap nga një. Hera e parë dhe e fundit që unë e bëj këtë këtu. Personi në foton e parë quhet Flamur Bega. Ky person është arrestuar para pak muajsh si kreu i një bande që trafikonte, shiste, vendoste bomba, mina me sahat.

Po pse, more Lulzim, unë do të vija këtu dhe siç bën ti, do të bëj edheunë e të them që ky dhe ti shisni mina me sahat bashkë?! Te ky takimi këtu, është te një takim i Partisë Demokratike në Shkodër. Ka hyrë atje në takim, pavarësisht se ky person qenka edhe pjesë e strukturës së Partisë Demokratike në Shkodër. E unë them që ti vendos minën me sahat me ortakun tënd, Flamur Bega? Nuk e bëj dot! Nuk them dot që Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike është i lidhur me këtë, apo me Arben Zibrin në foto tjetër. I kapur me 130kg kanabis. Të them unë që Lulzim Basha do japë dorëheqjen nga Kryetar i Partisë Demokratike sikurse bëre dje me kolegun tim dhe me ministrin Klosi?! Largqoftë të të kërkojmë ne dorëheqjen ty! Rri aty se je mirë. Por sinqerisht, nuk shkon që ti të ndjekësh, të “follow”, të “like” facebook-rat e këtyre tipave se si këta kapin një foto me një politikan të caktuar. Ja ku je edhe ti. Si t’ia bëjmë tani? Ti kërkove dorëheqjen e Klosit, unë kërkoj dorëheqjen tënde. Tani, se të kam kapur ty në një foto me këtë kriminelin e arrestuar? E pra, hiq dorë nga kjo gjë. Hiq dorë nga kjo histori, dhe të lutem shumë, le ta ri-impostojmë diskutimin për Kodin Zgjedhor.

Akuza/Topi, Basha dhe Kryemadhi: Edi Rama i lidhur me bandat mafioze

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?