Balla në landin e Bavarisë: Investoni në Shqipëri!

Nenkryetari i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste Taulant Balla ishte i ftuar nga Qeveria e Landit te Bavarise per nje vizite ne Mynih dhe Augsburg. Gjate qendrimit ne Landin e Bavarise deputeti Taulant Balla zhvilloi takime me drejtues te qeverise dhe deputete te ketij Landi. Gjate takimit me Sekretarin e Shtetit te Bavarise per Ekonomine, Industrine, Teknologjine dhe Mediat zotin Franz Josef Pschierer u diskutua mbi intensifikimin e marredhenieve ndermjet Shqiperise dhe Bavarise.

“Duhet qe kete moment kaq historik te marredhenieve te shkelqyera ndermjet qeverise federale gjermane dhe qeverise shqiptare ta shnderrojme ne nje instrument nxites per kompanite gjermane, kryesisht bavareze, per te shfrytezuar mundesite qe ofron Shqiperia. Shume kompani te medha bavareze jane prej vitesh ne Shqiperi si BMW, Siemens, Knauf, Lindner etj. Por synimi i vizitave tone te shtuara ne Bavari eshte qe te ofertojme edhe bizneset e mesme gjermane ta shohin Shqiperine si nje mundesi konkuruese ne krahasim me Kinen dhe Azine Juglindore. Jemi pak me shume se nje ore larg me avion, ndersa edhe distancat rrugore nuk jane te medha per transportin. Per kete qellim ne emer te Qeverise shqiptare, do te kerkoja qe Qeveria e Landit te Bavarise te keshilloje dhe pse jo te incentivoje kompanite bavareze te marrin ne konsiderate oferten “invest in Albania”. Do te ftoja Sekretarin e Shtetit zotin Pschierer qe ne fillim te vitit te ardhshem te kryesonte nje delegacion kompanish bavareze te vizitonin Shqiperine”, deklaroi gjate takimit deputeti Taulant Balla, njekohesisht edhe Kryetari i Grupit Parlamentar te Miqesise Shqiperi-Gjermani.

Sekretari i Shtetit te Bavarise per Ekonomine, Industrine, Teknologjine dhe Mediat zoti Franz Josef Pschierer u shpreh se: “Bavaria dhe Gjermania vleresojne hapat e rendesishem qe Shqiperia ka bere perpara gjate 3 viteve te fundit. Miratimi ne Parlament i Reformes ne Drejtesi dhe implementimi i saj jane nje garanci per kompanite gjermane per te investuar ne Shqiperi. Jemi te gatshem te punojme per nje partneritet ndermjet Bavarise dhe Shqiperise” u shpreh zoti Pschierer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjate qendrimit ne Bavari zoti Balla ne cilesine e Anetarit te Kryesise se Partise Socialiste zhvilloi takime edhe me drejtues te Partise Unioni Kristian Social (CSU), e cila eshte partia qe drejton Bavarine qe nga viti 1966. Gjate takimeve ne CSU u ra dakord per nje intensifikim te raporteve ndermjet dy partive.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?