FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balla: Nëse do kishte drejtësi, Basha do ishte një i dënuar në Peqin apo Fushë-Krujë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte i ftuar në “Mbrëmje në ABC News” ku foli rreth zhvillimeve më të fundit të politikës në vend.

Duke folur për lëvizjet në Prokurori, Balla tha se në të gjitha Prokuroritë e vendit duhet më shumë shpejtësi në dërgimin sa më të shpejtë të çështjeve hetimore në Gjykatë.

“Jemi djegur me qindra herë në këto 27 vite. Kujtoj këtu rastin më flagrant që pavarsisht se Prokuroria e vendit e gjeti Lulzim Bashën fajtor për rrugën Durrës-Kukës, për shkak të shkeljes së afateve Lulzim Basha i shpëtoi drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokuroria kishte dy vjet kohë dhe e çoi dosjen në gjykatë pas dy 2 vjet e 7 ditë, po ta kishte brenda 2 vitesh, Lulzim Basha nuk ishte sot një politikan shqiptarë, por ishte një i dënuar në një prej burgjeve të Peqinit apo Fush Krujës”, tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu Balla foli edhe për pikësynimet e PS-së në zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Ne jemi Partia Socialiste e Shqipërisë dhe biem dakord që jemi e vetmja parti që futemi për të fituar 61 Bashkitë”, tha ai. I pyetur nëse kanë vendosur kritere për kandidatët e ardhshëm bashkiak, Balla u shpreh se PS është duke bërë një analizë në lidhje me këtë çështje. “Jemi duke bërë analizën e atyre që mund të jenë kandidatë. Mund të kesh edhe 5 mandate mund të jesh një kandiaturë e shkëlqyer, mund të kesh një mandat edhe s’mund të kandidoësh në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?