FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balla: Nuk ka asnjë lloj pazari për Vetting-un. Të gatshëm të diskutojmë çdo çështje që propozon opozita

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka kërkuar që procesi i vettingut të mos politizohet sepse ka ecur mjaft mirë.

Në deklaratën për mediat, tha se amendamenti kushtetues për zgjatjen e mandatit të Komisionit të përkohshëm të Kualifikimit është procedurë teknike që mund të zgjasë 45-60 ditë.

Nga ana tjetër, Balla u është përgjigjur akuzave të Oerd Bylykbashit për “pazarin” PD-PS duke thënë se nuk ekziston një gjë e tillë dhe janë të gatshëm për të diskutuar çdo çështje që propozohet nga opozita.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dua t’ju garantoj se nuk ka asnjë lloj “pazari” sepse kjo është një çështje që e konsideroj të një rëndësie të veçantë kur secili prej deputetëve duhet të marrë rëndësinë që i takon. Për çështjet e tjera do të shprehin gatishmërinë tonë për të diskutuar pa rezerva çdo lloj çështje që vjen nga opozita në Kuvendin e Shqipërisë“, tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?