Balla pret anëtaren e Këshillit Koordinues të Diasporës, në fokus votimi për zgjedhjet

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla zhvilloi një takim me Mirela Mezani Hetemi, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe Presidente e Shoqatës Gratë Shqiptare në Botë (WAW) me seli në Gjenevë.

Balla u shpreh se kontributi i Mirelës në promovimin dhe integrimin e gruas shqiptare është një shembull frymëzues për të gjithë. Gjatë bisedës u theksua rëndësia e të drejtës për të votuar për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit, procesi i regjistrimit të të cilëve fillon më 11 janar 2025.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Kënaqësi biseda me Mirela Mezani Hetemi, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe Presidente e Shoqatës Gratë Shqiptare në Botë (WAW) me seli në Gjenevë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kontributi i Mirelës në promovimin dhe integrimin e gruas shqiptare është një shembull frymëzues për të gjithë.

Gjatë bisedës theksuam rëndësinë e të drejtës për të votuar për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit, procesi i regjistrimit të se cilëve fillon më 11 janar 2025.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?