FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balla: Sekretari i OSBE, përshëndet komisionin Ad-Hoc të Reformës Zgjedhore

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë qendrimit në Vjenë zhvilluan një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger.
Nëpërmjet një postimi në Twiter Balla deklaron se me z. Greminger kanë diskutuar lidhur me Presidencën shqiptare të OSBE në 2020.
Sipas Ballës, Greminger përshëndeti ngritjen e komisionit Ad Hoc të Reformës Zgjedhore për të adresuar rekomandimet e ODIHR, pasi deputetët e rinj vazhdojnë të marrin vende në Parlament.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
“Diskutuam me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger lidhur me Presidencën e Shqipërisë në OSBE në vitin 2020. Sekretari i përgjithshëm i OSBE përshëndeti riinstalimin e komisionit Ad-Hoc të Reformës Zgjedhore, për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR, duke qenë se deputetët e rinj po vijojnë të plotësojnë vendet në parlament”, shkruan Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?