Balla: S’ka më superdeputetë!
Mënjëherë pasi përfundoi seanca plenare, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se senaca e sotme ishte e rregullta, pavarësisht zhurmës së opozitës.
Ai tha se PD po e përdor një rast të tillë për ta kthyer në kauzë, por sipas Ballës nuk mund të jetë e tillë.
‘Kjo është një gjë tërësisht e paimagjinueshme se si PD sot shpërdoroi gjithë këtë kohë të rëndësishme për çdo deputet për të bërë punë të rëndësishme. Sa kohë që Konferenca e Kryetarëve dje ka përcaktuar se kur janë seanca, mund t’ju them se seanca e përcaktuar edhe me votën e zt.Spaho është sot një javë.
Kuvendi i Shqipërisë më në fund po hyn në një bindje që respektimi i Rregullores do të jetë i njëjtë për të gjithë dhe ky është mesazhi për sot. Rregullorja e Kuvendit lë hapësira për kërkesa për debat, por duhet që çdo grup parlamentar të respektojë edhe grupet e tjera parlamentare.
Ju keni parë që grupet e PS dhe LSI morën atë vendim për ta shtyrë. Mund të thoja se për këtë çështje nuk do të ketë diskutime, por propozuam që kjo çështje mund të hiqet nga rendi i ditës nëse në favor të saj votojnë më shumë se gjysma e deputetëve të pranishëm. Asnjë deputet, qoftë ky edhe kryetari i PD të çohet dhe të kërkojë thirrjen e Konferencës së Kryetarëve.’
KOHA JONË SONDAZH

