Balluku: Aksi rrugor Thumanë-Kashar do hapet më 30 qershor

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se më 30 qershor, aksi rrugor Thumanë-Kashar do të jetë gati për qarkullim.

“Ky do jetë një vit dorëzimi veprash dhe me shumë hapje të kantieresh të reja. Aksi Thumanë-Kashar, pjesë e korridorit blu do shpëtojë trafikun që shkon dhe vjen nga veriu drejt Rinasit. Më 30 qershor, aksi Thumanë-Kashar do jetë një aks i përshkueshëm. Gjithashtu, tuneli i Llogarasë, do hapet një apo dy ditë më pas. Tuneli i Llogarasë është një vepër arti, edhe për shkak se gjeologjia na ka ndihmuar atje, ndryshe nga Tuneli i Murrizit, por edhe ky do të dorëzohet brenda 2024”, tha Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?