Balluku i kthehet opozitës në Kuvend: Keqardhje se si përdoret foltorja e Parlamentit!

Zv.Kryeministrja Belinda Balluku ka ironizuar fjalimet e opozitës ditën e sotme në Kuvend lidhur me skemën e pensioneve.

Balluku u shpreh se foltorja po përdoret nga deputetët demokratë për retorika boshe që i rilexojnë për t’u bërë simpatik me liderin.

Me të vërtetë shpreh keqardhjen time se si përdoret foltorja e Parlamentit dhe se si përdoret një target grup që ka kontribuar në këtë vend prej dekadash tashmë dhe përdoret për narrativë politike. Ju e keni pasur të gjithë në dorën tuaj për të dyfishuar skemën e pensioneve, jo nuk keni dyfishuar asgjë sikurse ju e dini shumë mirë sepse sot pensionistët janë aty dhe diferenca mes pensionistëve që kanë dalë në pension para marsit të vitit 2014, skema juaj fantastike që i çon drejt mirëqenies i ka lënë me gjysmë pensionesh. Retorika boshe që i rilexoni dhe ripërsërisni në konferenca për shtyp për t’u bërë simpatik me liderin“.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?