Balluku: Ja kur është gati Aeroporti i Kukësit!
Partia Demokratrike ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke thënë se punimet në aeroportin e Kukësit, nuk kanë nisur ende. Këtyre akuzave u është përgjigjur ministrja e Infrstrukturës dhe Enegjitisë, Belinda Balluku.
Përmes një statusi në “Twitter”, Balluku shkruan se, “Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit është realitet. Punimet civile do të zgjasin 12 muaj dhe dorëzimi për operim 24 muaj. Kush e ka të paqartë këtë? Askush, thjeshtë pak baltë edhe për sot.”
Baltë mbi çdo punë të mirë,çdo projekt që gjeneron punënësim e mirëqënie për cdo shqipëtar. Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit është realitet. Punimet civile do të zgjasin 12 muaj dhe dorëzimi për operim 24 muaj. Kush e ka të paqartë këtë? Askush, thjeshtë pak baltë edhe për sot. pic.twitter.com/fLIxnxtnEM
— Belinda Balluku (@BallukuBelinda) April 6, 2019
KOHA JONË SONDAZH

