Balluku përplaset në Kuvend me deputetin e PD-së: Ndoshta më do me shami të kuqe, po mua nuk më shkojnë
Ka kaluar në debat personal interpelanca në Kuvend mes deputetit Xhelal Mziu dhe ministres së Energjetikës, Belinda Balluku, në lidhje me abuzimet e koncesionit të Rrugës së Arbërit.
Deputeti demokrat tha me ironi se në faqen e ministrisë ku është publikuar një nga urat e Rrugës së Arbrit, ministrja Belinda Balluku shfaqet me një pamje tjetër.
Pjesë nga debati
Mziu: Ku është kjo urë aty se unë nuk e kam parë këtë urë, në webin tuaj e të kryemnistrisë është kjo rruga, madje këtu pranë është dhe ministrja sa ta gjej dhe atë se ka pasur paraqitje tjetër më përpara.
Balluku: “Ti i ke personale gjërat, siç u more dhe me pamjen time ti ndoshta më do dhe me shami të kuqe, po mua shamitë nuk më shkojnë kështu që qëndrojmë te rruga. E kam provuar dhe nuk më shkon shamia, e di që zotëria i ka preferencat me shami të kuqe. Ti zonjë duhet të ishe çuar këtu dhe t’i thoshe kolegut tënd të mos flasë për pamjen e zonjave. Nuk kam ardhur këtu të tregoj nëse jam mirë nga pamja, por kam ardhur të bëj punën, punën të cilën nuk bëtë ju. Është turp për ju zonja që i lejoni kolegët tuaj të merren për të disatën herë me pamjen e jashtme të ministreve dhe deputetëve të PS-së”.
Pamja ime është kjo që është ama punët i bëj mirë. Viti im është ekuivalent i tre viteve të Partisë Demokratike, ato që ju keni lënë rrugëve unë i mbyll për 1 vit.
KOHA JONË SONDAZH

