FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bamir Topi: Nesër vendosim nëse do hyjmë në koalicion me PS-në

 

Nesër është dita e fundit e negociatave ku do të përcaktohet pozicioni i FRD në zgjedhjet e 21 qershorit.

Nga Gjiroakstra, Bamir Topi ka pohuar se më në fund po imlementohet një model dhe nesër është momenti final strategjik i pozicionimit të kësaj force politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne jemi parti e qendrës së djathtë dhe nëse do të futemi në koalicion me të majtët, e bëjmë për realizimin e synimeve tona ashtu si cdo parti si për kushtetutën dhe sistemin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto zgjedhje administrative nuk duhet të politizohen kurrësesi”, ka deklaruar Topi.

Ai tha se nuk e sheh si diçka jo të pannatyrshme bashkëpunimin e një partie të qendrës së djathtë me një tjetër parti të qendrës së majtë.

Duke qënë se FRD po zgjedh kryetarët e degëve dhe konsolidon forumet, i pyetur në lidhje me kreun e kësaj force politike, Topi ka pohuar se nuk është rikthyer në politikë për pozicione.

Zoti Oketa është politikani me standarte më të lata që kanë shqiptarët dhe që është fatkeqësi që është jashtë parlamentit”, tha Topi.

Kjo, ka pohuar ai, është si pasojë e defektit të rëndë e sistemit që kanë zgjedhur partitë që sot synojne të dekriminalizohen.

Bamir Topi ka qënë në Gjirokastër në kuadër të zgjedhjes së kryetarit të FRD dega Gjirokastër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?