Bardhi i drejtohet Spiropalit në Kuvend: Ndërprisni seancën dhe thërrisni Ramën për interpelancë
Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama. Bardhi i është drejtuar kryeparlamentares Elisa Spiropali të ndërpresë seancën dhe të thërrasë Ramën në interpelancë.
Por kryeparlamentarja u shpreh se për shkak të axhendës së Ramës interpelanca nuk mund të zhvillohet sot, duke shtuar se do të mbahet seancën e ardhshme parlamentare.
Gazment Bardhi: Grupi i PD ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për ekzekutimin e një pagese, një shumë prej 110 mln eurosh për dikë që kryeministri e ka quajtur mafioz. Pse nuk është përfshirë në rend dite? Kështu do duhet të ndërprisni seancën dhe thërrisni kryeministrin.
Çështja që kemi ngritur është madhore për interesin publik. Kryeministri tha se nuk do të marrë asnjë lekë nga buxheti i shtetit, Ka marrë më shumë se bonusi i planifikuar nga ju për pensionistët.
Elisa Spiropali: Kërkesa juaj është marrë, është përcjellë në Këshillin e Ministrave dhe Kryeministrit, por për shkak të axhendës së Kryeministrit nuk mund të zhvillohet sot, por do zhvillohet në seancën e radhës.
KOHA JONË SONDAZH

