FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bardhi: KLP i ka hapur rrugën për në SPAK prokurorit që i shërbeu bandave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi përmes një publikimi në Facebook, akuzon KLP-në i ka hapur rrugën për në SPAK prokurorit Alfred Shehu. Sipas Bardhit, Shehu i shërbeu bandave dhe Taulant Ballës në zgjedhje, ndërsa shprehet se sistemi i drejtësisë është vënë në provë brenda vetes.

“Sistemi i drejtësisë është vënë në provë nga brenda vetes. KLP është paditur për manipulim dhe si shtojcë e Partisë Socialiste. Në shkelje flagrante të ligjit, KLP i ka hapur rrugën për në SPAK prokurorit Alfred Shehu që i shërbeu bandave dhe Taulant Ballës në zgjedhje, duke u kapur në flagrancë duke mashtruar.

Pyetja që e bën sot çdo shqiptar është:

Swiss Digital Desktop Reklama

👉A do të lejojë gjykata një SPAK të kapur nga Edi Rama dhe shërbëtorët e tij si Taulant Balla?

Swiss Digital Mobile Reklama

👉A do të lejojë gjykata që të bëhet pjesë e SPAK prokurori famëkeq, Alfred Shehu?

👉Si mund të jetë i denjë për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin një prokuror që gënjeu hapur dhe publikisht për ti shërbyer bandave dhe korrupsionit qeveritar?

Përgjigja e këtyre pyetjeve nga drejtësia do të ndajë qartë nëse sistemi i ri i drejtësisë do t’u përkasë përfundimisht pushtetit dhe bandave, apo miliona euro dhe dollarë u shpenzuan që sistemi t’u shërbejë qytetarëve.”- shkruan Bardhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?