Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 10:02 Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për raportin me Çiljeta Xhilagën: Ja pse nuk e ndjek në Instagram Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për raportin e saj me Çiljeta…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bardhi në Lezhë: Shqipëria nuk meriton të drejtohet nga një qeveri si ajo që na prezantoi RAI3

Politikë E premte, 26 Prill 2024 20:17
Bardhi në Lezhë: Shqipëria nuk meriton të drejtohet nga një qeveri si ajo që na prezantoi RAI3
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, dhe nëbnkryetar i Rithemelimit, Gazment Bardhi gjatë një takimi me simpatizantë në Lezhë, tha se Shqipëria nuk e meriton të qeveriset nga një qeveri, si ajo që prezantoi investigimi i RAI3. Për të Shqipëria ka humbur kohë me Edi Ramën dhe organizatën e tij të korruptuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Deklarata e plotë

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Të nderuar demokrate e demokratë, Të dashur miq, motra dhe vëllezër, më lejoni fillimisht t’ju falënderoj për mikpritjen dhe jam shumë i kënaqur që pas një periudhe të vështirë, PD në tërësi dhe PD në Degën Lezhë ka nisur procesin e ringritjes, për të bërë të mundur ndryshimin që presin lezhjanët dhe shqiptarët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kush ishte i lumtur për të kundërtën, i them sot, ja ku jemi, më shumë se kurrë më parë, të gjithë bashkë, në Lezhë, tek Partia Demokratike, si shprehje e forcës, urtësisë, dhe vullnetit tonë për të qëndruar, për tu ringritur, për të fituar. Për një kohë kemi udhëtuar nëpër shkretëtirë por ajo është e shkuara. Asnjëherë në historinë e pluralizmit nuk ka ndodhur që opozita të gjendet nën agresion dhe trysni të tillë. Asnjëherë ajo nuk është kërcënuar me zhbërje si këto tre vjet. Bashkimi i PD e ka ndalur këtë projekt ogurzi, një ngjarje kjo që ja ka prishur axhendën e sundimit Edi Rames, e bashkë me të i ka rikthyer ankthin e ditës së gjykimit, i ka shtuar nervozizim, e ka shfaqur më të lodhur se kurrë më parë.

Ne demokratët, duhet të jemi krenar për historinë tonë mos të harrojmë për asnjë çast se jemi partia e lirisë dhe e pluralizmit, e shtetit të se drejtës, Shqiperisë në Nato e pa viza, e hapjes së procesit të integrimit e infrastrukturës moderne, burgosjen e organizatave më të rrezikshme kriminale në vend. Po këta që na qeverisin duke vjedhur votat me dorën e krimit dhe paranë publike të zhvatur nga përfaqësuesit e tyre në qeveri, çfarë bilanci kanë?

Nuk po i kthehemi historisë për të analizuar terrorin e gjakun, shtypjen, izolimin dhe varfërinë e djeshme, por po i vëmë emër të sotmes. Bilanci janë inceneratorët, sterilizimi, check-up. Hajduteria 100 % me skemën e kompanisë 5D, si skemë e perhapur në gjithë Shqiperinë, dhe jam i bindur edhe ketu në Lezhë. Nuk ka Pjerin Ndreu asnjë dallim në metodat e korrupsionit dhe kriminalizimit të Lezhës, me ato që përdor Erjon Veliaj.

Me aq para sa vidhen cdo vit, do rriteshin rrogat e pensionet, që kanë mbetur në vendnumuro, me aq para do udhëtohej normalisht për në Veri, për Lezhe e Shkoder ndërsa sot është si ti biesh pash më pash ferrit. Ndërsa për spitale, si ai i Lezhes i rrënuar pothuajse, mund të beheshin një në çdo rreth. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit na e tha troç e qartë, se në çdo nivel të qeverisjes ‘Mbret është korrupsioni, ndërsa administrator është hajduti’.

Kemi një vit plot sfida përpara. Sfida që duhet ti përballojmë gjithë bashkë, jo për veten tonë, për për nevojën që ka Shqipëria për të dalë nga gjendja mbytëse dhe depresive ku e ka përfshirë keqqeverisja e Edi Ramës. Unë nuk mund tju them ju të më besoni sesa keq po qeverisë Edi Rama, sepse më mirë se ne, deputetët tuaj, atë e ndjeni ju çdo ditë, e shikoni cdo ditë tek takoni miqtë, komshinjtë apo familjarët tuaj.Prandaj sfida që kemi përpara nuk është vetëm sfidë apo mision personal i secilit prej nesh. Por, është sfidë dhe mision që duhet ta bëjmë të gjithë bashkë edhe për miqtë, komshinjtë apo familjarët tonë.

Shqipëria nuk meriton të qeveriset nga një Qeveri si ajo që na prezantoi investigimi më i fundit i ‘Rai 3’, ku me fakte, pohonte atë që ne e ndjejmë cdo ditë: Në qeverisje nuk kemi shërbëtorët e qytetarëve, por shërbëtorët e krimit të organizuar. Në qeverisje nuk kemi administratorët e parave dhe pasurive publike, por kemi grabitqarët e parave dhe pasurive publike.

Në qeverisje nuk kemi një Kryeministër që zgjohet çdo mëngjes për të menduar dhe zgjidhur hallet e qytetarëve, por një Kryeministër që zgjohet çdo mëngjes me hallin personal të Olsit, me hallin personal të Agacit, me hallin personal të Erion Veliajt, me hallin personal të Belinda Ballukut, me hallin personal të Arben Ahmetajt, e me radhë, duke u bërë avokatinë atyre, jo falas, por me koston e hallit të tij personal. Sepse e di shumë mirë që halli i Olsit është halli i pushtetit të tij, halli i Agacit është halli i pushtetit të tij, halli i Erionit është halli i pushtetit të tij.

Por shqiptarët kanë hallet e tyre dhe për zgjidhjen e problemeve të shtuara në këto 10 vite, nuk kanë më kohë për të humbur. Shqipëria ka humbur mjaftueshëm kohë me Edi Ramën dhe organizatën e tij të korruptuar. Prandaj presin nga ne zgjidhjen, presin nga ne shpresën, presin nga ne ti japim besën se sëbashku do të ndërtojmë Shqipërinë e qytetarëve shqiptar, jo Shqipërinë e Olsit, Agacit, apo Erionit, që kanë ndërtuar luksin me mundin dhe djersën e qytetarëve të ndershëm dhe punëtor shqiptarë.

Çdo shqiptarë duhet të pyes veten, çfarë ka bërë këtë javë për ta Edi Rama? Zero, asgjë. Prej një jave merret nga mëngjesi në darkë, duke sulmuar median shtetërore italiane Rai 3, vetëm pse ajo i tha publikut të vërtetën. Merret prej një jave me avokatinë e Olsit apo Agacit, a thua se është mandatuar për të bërë avokatinë e krimit dhe korrupsionit. Merret prej një jave me sulme ndaj opozitës, sepse ka kuptuar që nuk ia mbyll dot gojën opozitës, as me shantazhe, as me burgosje, as me kërcënime.

Prandaj ka një muaj që fshihet, nuk vjen në Kuvend, sepse nuk përballet dot me të vërteta, ndërkohë që ka konsumuar nga aferat që i dalin cdo ditë të gjitha alibitë. Nuk ka më gënjeshtër dhe alibi që i mbulon të vërtetat. E ka kuptuar, prandaj si frikacak fshihet nga llogaridhënia në Kuvend, i fshihet opozitës, ju fshihet ju qytetarëve. Por ai nuk mund të fshihet për shumë gjatë. Koha e përballjes me të vërtetën, koha ku ai duhet ti jap llogari qytetarëve për këtë që ka bërë në 11 vjet, është më afër se kurrë. Ajo do të jetë ora ku akrepat për Shqipërinë do të ecin para, ndërkohë akrepat e orës për Edi Ramën pasi kanë ngec në vendnumuro, do të fillojnë të shkojnë mbrapa.

Tre vjet më parë falë mundit tuaj, sakrificave të shumta por edhe krenarisë, guximit dhe dëshirës për ndryshim, në Qarkun e Lezhës arritët një fitore të shkëlqyer, një motiv krenarie e reflektimi në kroniken e dhimbshme të masakrës elektorale kombëtare të vitit 2021. Ajo fitore ju mohua 2 vjet më vonë Pashk Gjonit në Lezhë apo Behar Haxhisë në Kurbin, me dhunë, me para të korrupsionit dhe nga aleanca e partisë socialiste me krimin e organizuar. Mirëpo, ju ia ku jeni. Më të motivuar se kurrë për fitoren e radhës. Më të fortë se kurrë për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme.

Me përulje dhe nderim ju falënderoj për gjithçka keni bërë çdo ditë, gjatë gjithë këtyre viteve të vështira në opozitë, për Partinë Demokratike, për Shqipërinë, dhe duke përfunduar ju kujtoj një thënie të At Gjergj Fishtes: ‘Në kjoftë se provon, mundesh me hupë, por në kjoftë se nuk provon-je i hupun gjithsesi’. Të gjithë bashkë do të provojmë, do të luftojmë, do të rezistojmë, do të përballemi dhe do të fitojmë.

Etiketat e lidhura

Bardhirama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për raportin me Çiljeta Xhilagën: Ja pse nuk e ndjek në Instagram
Para 16 minutash

Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për raportin me Çiljeta Xhilagën: Ja pse nuk e ndjek në Instagram

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?
Para 50 minutash

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës
Para 59 minutash

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”
Para 1 ore

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 12 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 13 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 13 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 15 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.