Basha: Berisha një burracak
Basha akuzoi sot fort Berishën, duke e quajtur burracak, një plak që Zoti do ta marrë me shpejt se ne të tjerët, për shkak të moshës.
Basha se tani jemi çliruar nga Berisha që e kishim nëpër këmbë.
Me tej ai akuzoi ish-kryeministrin si njeri që është i korruptuar.
Për kryedemokratin, ai ka mbështetjen e SHBA dhe me këtë mbështetje do të vijnë në pushtet.
“Kishte ardhur me banditë me njerëz me precedentë kriminalë, njerëz që kanë ardhur me pantollona të grisura në pd dhe tani janë milionerë, baronë të drogës dhe ushtarë të tyre. Asnjë forcë smund ti imponohet PD. Një ‘non grata’ mendon se do të bëjë me partinë një batalion me ‘non grata’. Mbështetja e SHBA është shprehur qartë pak ditë më parë edhe nga shkallët e kësaj partie. Mbështetje me të cilën demokratët do ta arrijnë ta çajnë perden për të rrëzuar Edi Ramën, që është njeriu numër 1 që përfiton nga kjo tollovi e Edi Ramës. Në vend që të merremi sot me hallet e të përmbyturve, me mbi 50% të shqiptarëve që nuk arrijnë do të shtrojnë një vakt në ditë, në vend që të merremi me hallet e shqiptarëve. Sali Berisha është një barrë për demokratët dhe Partinë Demokratike. është bërë pengesë serioze për luftën tonë opozitare”, tha Basha.
KOHA JONË SONDAZH

