Basha: “Do anulojmë pagesën për Rrugën e Kombit”
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar nga Kukësi se do të anulohet tarifa konçensionare për Rrugën e Kombit. Gjatë një takimi që zhvilloi me demokratët kuksianë, Basha e akuzoi qeverinë se ka braktisur këtë zonë duke u vënë në shërbim të krimit dhe klientëve të pushtetit.
“Kukësi është në varfëri të plotë. Papunësia ka prekur çdo familje dhe rreth 6 mijë prej tyre jetojnë me ndihmë sociale. Pagesa që qeveria vendosi për Rrugën e Kombit do të dyfishojë çmimin e biletës të udhëtimit, do të rrisë koston e lëvizjes së mallrave, dhe do t’i izolojë kuksianët nga pjesa tjetër e vendit.
Ju premtova kuksianëve se unë dhe Partia Demokratike nuk do të pranojmë që ata të paguajnë për Rrugën e Kombit. Rruga e Kombit duhet të jetë e lirë, duhet të jetë rruga që na bashkon dhe jo rruga që na izolon”, ka thënë ai.
KOHA JONË SONDAZH

