FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha i kapur nga Rama? Bylykbashi: Kam fakte

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, shprehet se kreu i PD-së, Lulzim Basha është i kapur nga kryeministri Edi Rama.

Bylykbashi shprehet se ai personalisht ka fakte të tjera në lidhje me Bashën, ndërkohë shton se ato do të dalin.

“Unë jam nga ata politikanë që dëshirojë që të gjykojë në bazë të fakteve. Faktin dalin. Unë di fakte të tjera, por kemi zhvillime të fundit që po dëgjojmë, mbetet për t’u parë se si do dalin në lidhje me këto të Toyota Yaris. Janë fakte që dalin dhe mund t’i analizosh publikisht dhe në aspektin juridik. Basha ka vepruar në një seri faktesh që e ka shtyrë nga një veprim i gabuar në tjetrin. Basha kërkon ta ketë mburojë PD”, shprehet Bylykbashi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisa ka hedhur akuza ndaj Bashës duke thënë se ky i fundit mbahet peng nga Rama  peng me dosjen Muzin dhe Toyota Yaris.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?