FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha i përgjigjet Ramës: Je shkatërrues i mirëqenies së shqiptarëve, aferat nuk i mbulon dot

Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili prezantoi sot një nismë të re, ku për çështjet me interes do të pyeten shqiptarët.

Sipas Bashës, Rama është shkatërruesi i mirëqenies së shqiptarëve dhe se afera mafioze e inceneratorëve dhe publikimi i të dhënave më sensitive të qytetarëve nuk mbulohen dot me shfaqje.

Pasi i ka varfëruar, përgjuar, shantazhuar për të masakruar zgjedhjet, doli me devizën e vjetër “ç’thotë partia bën populli, ç’do populli bën partia”, sepse propaganda është e vetmja gjë që di të ofrojë përballë furisë së skandaleve që e ekspozojnë si shkatërruesin e mirëqenies së shqiptarëve. Afera mafioze e inceneratorëve dhe nxjerrja në pazar e të dhënave më sensitive të qytetarëve të një vendi anëtar të NATO-s, nuk e mbulon dot me shfaqje bajate. Këto skandale, vjedhjesh, mashtrimesh, manipulimesh që po lëkund themelet e shtetit, s’kanë nevojë për shfaqje, por kërkojnë drejtësi për të çliruar shqiptarët nga shteti i kapur nga korrupsioni”, shkruan Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?