Basha i pranishëm gjatë fjalimit të Bushatit, ministri: Më mirë vonë se kurrë

Në samitin për Ballkanin Perëndimor, ku foli edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në sallë ishte i pranishëm edhe kreu i opozitës Lulzim Basha. Kreu i diplomacisë shqiptare vlerësoi praninë e tij duke deklaruar “më mirë vonë se kurrë”

Bushati: “Të them të drejtën e vura re që zoti Basha ishte në sallë së bashku me pjesëmarrësit e tjerë, dhe e vlerësoj praninë e tij të heshtur në këtë sallë, aq më tepër një panel ku diskutohej për politikat e zgjerimit dhe zhvillimit në Ballkanin Perëndimor. Përsa i përket asaj që zoti Basha ka deklaruar në mbështetje të procesit të negociatave me Shqipërinë, them më mirë vonë se sa kurrë”.

Duke deklaruar se po pret të konfirmohet raporti i KE, Bushati tha se do të presë çdo mandatim që Këshilli do ti japë Komisionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bushati:“Ne presim që së pari ministrat  e jashtëm të mbështesin përqasjen e KE për rekomandimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim për Shqipërinë, me mirëkuptimin që do të zbatohet ligji i vettingut dhe ne do të vijojmë me progresin përsa i përket 5 prioriteteve kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Presim gjithashtu të konfirmohet raporti i KE që për të tretin vit radhazi përcakton progres në një sërë fushash dhe kryesisht te reformat që kanë të bëjnë me sundimin e të drejtës në ekonomi dhe gjithashtu shpresojmë në një formulim që do të bënte të mundur një ndërveprim mes Komisionit dhe vendeve anëtare në mënyrë që Komisioni të kishte mundësi të paraqitej përgjatë 2017 përt të raportuar te vendet anëtare për progresin e Shqipërisë dhe të gjita hapat që do të ndërmarrim drejt tryezës së bisedimit për anëtarësim. E fundit, po jo më pak e rëndësishme do të mirëprisnim çdo lloj mandatimi që Këshilli do ti jepte Komisionit për një përfshirje të strukturuar në planin teknik ndërmjet Komisionit dhe Shqipërisë, pra, për të përgatitur gjithë punën e madhe parapërgatitore që duhet deri në uljen e Shqipërisë në tryezën e bisedimeve për anëtarësim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?