Basha i prerë: Zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë!

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh i prerë se zgjedhje lokale në 30 qershor nuk do të ketë.

“Data e zgjedhjeve lokale do të shtyhet. Zgjedhje me 30 qershor nuk ka për të pasur. Sepse Shqipëria nuk është një humbëtirë e Afrikës… Pa u ndëshkuar krimi elektoral as që mund të mendohet që të garanytohet një proces zgjedhor. Zgjedhje falso nuk do të ketë”, deklaroi Lulzim Basha.

Sondazhet

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i PD, Lulzim Basha tha se sondazhi i IPR-së e nxori opozitën në shumicë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Basha: Po të shikosh të gjithë vrojtimet duke përfshirë edhe një vrojtim që bëhet nga një kompani me tendenca të majta siç është IPR, nxjerr opozitën në shumicë.

Meco: Që ka pasur sondazhe që janë vërtetuar ndër vite…

Basha: IPR ka tendenca të majta, por e nxjerr opozitën në shumicë dhe tregon që aksioni opozitar është në rrugën e duhur.

Zgjedhjet e 2013-s

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha deklaroi se PD është forcuar sepse shqiptarët kanë kuptuar se opozita është rreshtuar krah tyre.

Basha theksoi se Rama në 2013 i fitoi zgjedhjet sepse kishte 19 kriminelë, narkotrafikantë, tutorë prostitutash, përdhunues të miturish, trafikantë droge, heroine, kokaine.

“Opozita është forcuar se shqiptarët e kanë kuptuar që është ndarë shapi nga sheqeri. PD ka hequr çdo dilemë se kjo është betetjë për pushtet, është shumë më shumë sesa kaq. Ka nevojë për një transformim.

Ka ardhur koha ti mbyllim derën tranzicionit dhe t’i hapim derën Shqipërisë Europiane. Kjo do të thotë që ne duhet të krijojmë parakushtet në zgjedhje, shëndetësi, arsim, të mundësojmë që njerëzit të kenë akses të barabartë dhe të pamundësojmë që pushteti të mbetet në dorë të një grupi oligarkësh. Rama përdori krimin në zgjedhjet e 2013, prandaj fitoi. Kishte 19 kriminelë, narkotrafikantë, tutorë prostitutash, përdhunues të miturish, trafikantë droge, heroine, kokaine. Kjo është e vërteta”, u shpreh Lulzim Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?