Basha: Ja sistemi i ri i përzgjedhjes së kandidatëve të PD
Kreu i PD-së, Lulzim Basha të premten ka zbuluar sistemin e ri të përzgjedhjes së kandidatëve brenda Partisë Demokratike.
I pranishëm në një bashkëbisedim me studentët, Basha tha se do të adoptojnë një model europian, ku do t’i jepet mundësia të garojnë të gjithë ata që kanë interes të përfaqësojnë politikisht qytetarët.
Ai theksoi se do t’i pamundësohet garimi i njerëzve me rekorde kriminale, apo njerëzve që, sipas tij vijnë aty me para për të shyumfishuar paratë e tyre.
“Ne po adoptojmë një model europian brenda partisë tonë. Unë jam i vendosur ta modernizoj dhe ta demokratizoj Partinë Demokratike, dhe për këtë kam mbështetjen e botës perëndimore. Të partisë Konservatore në Angli, CDU-së Gjermane, Partisë Republikane Amerikane”, – tha Basha.
Sipas tij, sistemi që do të adoptojnë është një sistem që e hap PD-në, e hap ndaj çdokujt që ndan vlerat e tyre, vizionin e tyre për shoqërinë, për lirinë e individit, mundësitë, konkurencës duke i dhënë mundësinë përmes garës të kontribuojnë nëqoftëse duan të marrin përgjegjësi publike.
“Që të ndryshojë politika, në radhë të parë duhet të ndryshojnë faktorët e politikës, që janë partitë politike. Nëse brenda partive politike, gjithë vendimarrja është në dorën e një njeriu, në rastin konkret të kryetarit të partisë që bën listën e kandidatëve për deputetë, ashtu do të jetë nesër dhe shteti, në dorën e një njeriu. Ne do ti japim fund kësaj praktike”,- theksoi ai.
Basha deklaroi se është i vendosur për t’i dhënë fund kësaj praktike, duke nisur brenda Partisë Demokratike sot, dhe nesër në qeverisje.
Si do ti japin fund?
Në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve do të ndjekin praktikat europiane. Do të mundësojnë se çdokush që ka interes të përfaqësojë politikisht qytetarët, komunitetin, në çdo lloj niveli, të kenë mundësinë të garojnë.
Basha tha se natyrisht do ta bëjnë këtë duke i pamundësuar garimin njerëzve me rekorde kriminale, apo njerëzve që vijnë aty me para për të shumfishuar paratë e tyre dhe jo për t’i shërbyer qytetarëve apo njerëzve që nuk ndajnë vlerat të përbashkëta.
“Britanikët do të na ndihmojnë dhe po na ndihmojnë që ne të ndërtojmë tashmë një mënyrë të zbatimit të këtyre rregullave”,- tha Basha.
Ai shprehu se në nesër do t’a shikoni vetë, kur PD do të votojë online formularët e aplikimit për ata që dëshirojnë të jenë kandidatë në zgjedhjet e ardhshme në emër të Partisë Demokratike, e cila do të jetë e hapur për të gjithë.
“Dhe do të jetë merita ajo që do të përcaktojë se kush do të jetë ai/ajo që do të përfitojë përmes votës së lirë dhe përmes një vleresimi transparent, mundësinë për të përfaqësuar nesër PD-në në një Parlament të çliruar nga krimi dhe me një qeverisje të çliruar nga krimi dhe kriminelët”, u shpreh kreu i PD-së./
KOHA JONË SONDAZH

