FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Jo më “maliqë” në lista

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shfrytëzuar një takim me aleancën për mbrojtjen e teatrit për të pranuar përgjegjësitë për hartimin e listës së kandidatëteve për deputet.

Para artistëve Basha ka kërkuar bashkëpunim me artistët dhe shoqerinë civile për një platformë të përbashkët duke u angazhuar se nuk do të fusë me në parlament njerëz si Lefter Maliqi.

“Reflektim i thellë edhe brenda brenda opozitës përsa i përket misionit tonë që është në vlerësimin tim misioni i dhënies fund të përfaqësimit të interesave nga njerëz që nuk e meritojnë dhe e shpërdorojnë dhe që në ballet të ndryshimit që duam të mos jenë maliqet por elita intelektuale brenda dhe jashtë vendit”,- tha Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha është përballur me kërkesat për më shumë akses të qytetareve në vendimarrje, duke hedhur idene e prokuroreve dhe gjyqtareve qe zgjidhen me voten e shqiptareve. Lideri i opozitës ka gjetur mbeshtetje mes artisteve por eshte perballur edhe me kritika.

Swiss Digital Mobile Reklama

Basha ka perseritur idene per ndryshime themelore kushtetuese qe perfshijne reduktimin e numrit te deputeteve ne 100, nje parlament me dy dhoma e nje sistem zgjedhor mazhoritar por sipas tij emergjente eshte shkeputja e krimit nga politika.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?