Basha kërkon falje: Jam kryetar i një familje politike që di ta pranojë gabimin
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se ai di që të pranojë gabimet dhe të kërkojë falje. Teksa falënderoi për mbështetjen demokratët, nuk la pa përmendur edhe partnerët strategjikë, SHBA dhe vendet e BE.
“Me këtë barrë të rëndë mbi të kaluarës mbi supe, kemi ecur para, kemi ecur përpara sprovë pas sprove, kemi njohur momentet tona të dështimit. Kemi njohur momentet tona dhe peshën e gabimeve që rëndojnë mbi supet e shqiptarëve. Sot jam përsëri në krahun e demokratëve dhe prijësve të tyre kudo në Shqipëri, si kryetar i një familje politike që di edhe kur gabim që ta pranojë gabimin, të tregojë pendesë të kërkojë falje, të korrigjohet dhe të ecë drejt së ardhmes. Por vëllezër dhe motra askush dhe asgjë s’mund t’ua heq demokratëve krenarinë që është e tyre, për gjerat që kemi bërë. Që nga rrëzimi i diktaturës te futja në Nato dhe lufta për lirinë e Kosovë she të drejta e shtetasve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, nga shkëputja afrikanë që e la vendin diktatura komuniste. Të kujtojmë sot se të gjitha këto arritje mbajnë vulën e PD, sakrificat e tyre dhe që i kujtojmë dhe përulemi me nderim. Kujtojmë po kështu në një ditë si kjo që mentalitet të së shkuarës po mundohen të shkruajnë se asnjë prej këtyre arritjeve s’do të ishin kthyer në frytë për shqiptarëve, pa mbështetjen e perëndimit, pa mbështetjen e aleatit tonë strategjik, SHBA dhe vendeve të BE. Që dua tu shpreh mirënjohje që na kanë qëndruar pranë. 31 vite me sprova për demokracinë, prej mësimeve të para ku kishte dhe gabime. Gabim që i kemi gabuar shtrenjtë si familje politike por dhe si shoqëri. Me sprova në ekonomi, për pronarët. PD nuk mund të lejojë kurrë që mos të realizohet çështja e pronave. Gabimi i nisur 31 vite më parë me pronat, dhe kemi detyrim që ta zhbëjmë atë. Borxhi moral ndaj palcës së familjes sonë politike, të përndjekurve politikë, të vrarëve dhe të ekzekutuarve, familjarëve të tyre, është një nga borxhet e pashlyera. Është i pashlyer në pjesën më të madhe për shkak të përgjegjësisë tonë. në këtë ditëlindje të thyer edhe në pikëpamjet tona, edhe mbi këto çështje, pronarët dhe të përndjekurit, këta s’kanë asnjë arsye që të shpresojnë te kundërshtari politik te ai që i burgosi, i shkuli me rrënjë, por kanë të drejtën e zotit që të kërkojnë me zë të lartë zgjidhjen një herë e mirë te PD. Kjo as nuk fshihet, as nuk zbehet, as nuk copëtohet nga kalimi i kohës dhe shtimi i brezave dhe pasardhësve, përkundrazi vetëm e bën më të madh dhe të pashmangshëm detyrimin e PD për t’i dalë në ballë një herë e mirë ndaj këtyre shtresave.”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

