Basha: Klevis Balliu u arrestua pse doli në krah të njerëzve. Rama po kthen të burgosurit politik

Kreu i PD-së Lulzim Basha nga qyteti i Shkodrës ku po zhvillon një takim për antarësimin e 200 të rinjëve ka folur rreth shoqërimit nga Policia të ish deputetit Klevis Balliu ditën e sotme në zonën e Astirit. Sipas Bashës, Rama do të rikthejë të burgosurit politik në Shqipëri. Basha ashpërsoi tonet ndaj kryeministrit duke u shprehur se Rama i ka ditët e numëruara.

“Kur njerëzit tanë, përfaqësues të PD, si Klevis Balliu, u ngritën për të qëndruar në krah të njerëzve, kanë urdhëruar arrestimin e tij. Është dita kur Edi Rama do të kthejë të burgosurit politikë, po përdor policinë për të dhunuar qytetarët kundër ligjit. Ia them qartë e prerë: I ke orët e numëruara. Nuk pranojmë kurrë më që ligji të veprojë me 2 standarde, të nderojë e të mbrojë trafikantët e vajzave dhe grave, trafikantët e drogës dhe të dhunojë qytetarët e ndershëm, biznesin e ndershëm , ata që mbrojnë pronën dhe shtëpitë ë tyre” tha Basha.

Kryetari i PD u shpreh se sot është dita që populli i Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë duhet të ngrihet kundër tiranisë në pushtet. Basha tha se Rama po kthen diktaturën, të burgosurit politikë, po punon me një polici që i shërben atij, njësoj si në kohën e etërve të tij shpirtërorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot është dita të rrëzojmë këtë tirani në pushtet. Kjo tirani do të rrëzohet nga entuziazmi i jashtëzakonshëm që vë re këtu dhe në mbarë vendin. Pikërisht sot 200 anëtarë të rinj iu shtuan PD-së. Unë iu them gjithë shkodranëve, që të në anëtarësohen në PD, në shtëpinë e lirinë. Ju jeni pasardhës të Arben Brocit, të atyre bijave dhe bijve që rrëzuan diktaturën më të egër në Europë dhe jo vetëm. Po ju dhe mbarë shqiptarët do rrëzojnë këtë kastë që është rikthyer si dikur, me burgosje politike të njerëzve, duke përdorur policinë politike”, tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?