Basha: Komisioni Europian po injoron realitetin në Shqipëri
Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka akuzuar Komisionin Europian se po tregohet tepër tolerat me qeverinë në vend “për hir të stabilitetit”.
“Brukseli ka zgjedhur të përqëndrohet më shumë në procesin teknik të harmonizimit të ligjit për hir të stabilitetit se në koston e demokracisë. Kjo është keqpërdorur nga udhëheqësit autokratë në Ballkan, të cilët tani po rrezikojnë stabilitetin për shkak të korrupsionit, bashkëpunimit me organizatatat kriminale dhe kapjes së shtetit, “tha Basha për EURACTIV.com, në një intervistë telefonike.
Politikani i qendrës së djathtë (bashkëpunues me Partitë Popullore Europiane-PPE) tha se reformat gjyqësore të paraqitura nga Partia Socialiste në pushtet dhe Edi Rama nuk kanë ndryshuar asgjë, duke marrë parasysh mosndëshkimin e vazhdueshëm të politikanëve dhe bosëve të krimit të organizuar.
“Kanë qenë dy standarde të drejtësisë për një kohë të gjatë: një për njerëzit normalë dhe një për të fuqishmit”, tha Basha.
“Ne jemi i vetmi vend në botë, Gjykata Kushtetuese e të cilit nuk funksionon prej një viti. Shqipëria sot është në një situatë ku nuk ka drejtësi,” shtoi ai.
Megjithatë, Partia Socialiste në pushtet e kryeministrit Rama është lavdëruar nga Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian për reformat gjyqësore. Të dy institucionet e BE i kanë bërë thirrje Këshillit të BE për të hapur negociatat e BE për vendin ballkanik.
Nga ana tjetër, partia e Bashës ka mbështetur një sërë protestash kundër Ramës, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Partia e qendrës së djathtë bojkoton edhe seancat parlamentare të Shqipërisë, por kjo kohët e fundit u kritikua nga ekzekutivi i BE.
Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç tha muajin e kaluar se bojkoti i parlamentit ishte dëmtues dhe dëmton përpjekjet e vendit për t’u bashkuar me BE.
Basha, i cili është gjithashtu një ish kryetar i bashkisë së Tiranës, la të kuptohet se Komisioni Europian po injoron realitetin në vend.
“Ka një mospërputhje mës asaj që po ndodh në Shqipëri dhe raporteve nga agjencitë europiane dhe ndërkombëtare”, tha ai.
Ai vuri në dukje se raportet nga organizatat ndërkombëtare, si Transparency International ose Departamenti i Shtetit të SH.B.A.-së, tregojnë problemet e thella të krimit, drogës dhe kapjes së shtetit, ka deklarata publike nga Brukseli që i harrojnë këto probleme krejtësisht.
“Pra, demokracia është sakrifikuar për të mbajtur stabilitetin dhe tani na mungojnë të dyja. Ky duhet të jetë një mësim për të ardhmen. Mungesa e demokracisë dhe sundimit të ligjit çon në paqëndrueshmëri, “tha Basha.
I pyetur nëse ai ishte optimist për hapjen e negociatave të pranimit në BE, ai u përgjigj se procesi ishte vonuar për shkak të mungesës së progresit të dukshëm. “Raporti i fundit i progresit tregon për korrupsion dhe kapjen e shtetit, ndërsa Brukseli ndonjëherë flet në një mënyrë tjetër. Kjo retorikë urimi e përdorur për hir të stabilitetit ka luajtur një rol negativ “.
KOHA JONË SONDAZH

