Basha: Krimet në Fier dhe Korçë reflektojnë gjendjen e varfërisë
Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka konsideruar vrasjet e fundit në Fier dhe në Korçë si një reflektim i gjendjes së varfërisë në vend. Në një deklaratë për mediat, Basha thotë se Shqipërisë duhet ti kthehet shpresa dhe politika ka rolin kryesor për këtë gjë.
Deklarata e Lulzim Bashës
Jam i tronditur nga krimet e tmerrshme në familje në Fier dhe në Korçë. Jam veçanërisht i hidhëruar që këto krime kanë marrë jetë të pafajshme fëmijësh dhe grash.
Këto ngjarje më shumë se krime individuale reflektojnë gjëndjen e varfërisë dhe dëshpërimit ku ka hyrë shoqëria jonë, si dhe rënien e mbështetjes shoqërore për njëri-tjetrin.
Shqipërisë duhet t’i kthehet shpresa, duhet t’i kthehen mundësitë në mënyrë që të gjithë të jetojnë të mirëqenë dhe të qetë. Politika ka rolin kryesor për këtë gjë: ajo duhet të pushojë së punuari për pakicën dhe duhet t’u rikthehet njerëzve dhe halleve të tyre.
Ne nuk mund të vrasim njëri tjetrin, duhet të vrasim politikën e keqe. Ne duhet të japim jetën për fëmijët tanë dhe jo të marrim jetë fëmijësh.
KOHA JONË SONDAZH

