FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Mbështesim bashkëpunimin e dy partive shqiptare në Maqedoni‏

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi në një takim ku u diskutua për situatën politike në Maqedoni.

Kryetari Basha, rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për kauzën e drejtë të avancimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe përmirësimin e statusit të tyre ekonomik dhe shoqëror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë kuadër, Partia Demokratike mbështet zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, dhe nxit pa asnjë rezervë bashkëpunimin mes dy partive shqiptare në Maqedoni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke shprehur këtë qëndrim, Basha tha se bashkëpunimi mes dy partive shqiptare në Maqedoni është në përputhje të plotë me vizionin e Partisë Demokratike për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë në frymën e integrimit europian dhe euroatlantik të vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?