Basha: Më 30 qershor nuk ka zgjedhje. Përballje lagje më lagje dhe fshat më fshat
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u takua sot me demokratë në Korçë, ku dha disa mesazhe të rëndësishme për protestën kombëtare të 11 Majit në Tiranë, për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme, për alternativën e PD.
“Me 11 Maj, Korça dhe gjithë Shqipëria do të bashkohen në Tiranë. Beteja që kemi nisur do të përfundojë vetëm me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. E ardhmja e shqiptarëve është Europa!”, tha Basha.
Kreu i PD-së deklaroi se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Ai paralajmëroi se nëse qeveria hynë në zgjedhje në situatën aktuale, do të ketë përballje në çdo qytet, fshat dhe lagje.
“Data e zgjedhjeve të parakohshme nuk është e parëndësishme por zgjedhje me Edi Ramën Shqiëria nuk do të ketë më, një përdhunues serial i zgjedhjeve, koka e sistemit me krimin duhet të shkojë para drejtës. Ai nuk meriton të marrë pjesë në zgjedhje por të paktën ne duhet të kërkojmë se ai nuk mund të jetë kryeministër as i zgjedhjeve lokale, as i zgjedhjeve të përgjithshme. Ndaj kjo është betejë jetike dhe vendimtare për çdo shqiptar. Është e qartë se me 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje lokale. Çdo tentativë për një proces fallco, një proces të imponuar nga krimi do të përballet me qëndresë madhështore lagje më lagje, qytet më qytet, zgjedhje farsë në Shqipëri më 30 qershor nuk do të ketë. Ndaj rruga e zgjedhjeve politike është e qartë”,- tha Basha.
KOHA JONË SONDAZH

