Basha mes protestuesve: Sovrani e ka marrë vendimin, koha e Ramës mbaroi
Mes thirrjeve të forta “Rama ik” me të cilat shpërthyen protestuesit e mbledhur para Kuvendit, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka theksuar se sovrani e ka marrë vendimin.
“Sovrani e ka marrë vendimin, e ka kuptuar fare mirë, prej javësh ajo godinë nuk është godina e Kuvendit të Shqipërisë, por godia e kolerës së krimit dhe korrupsionit”- tha Basha.
Kreu i PD-së ka falenderuar të gjithë ata që sot vendosin të djegin mandatete e tyre. “Nuk ka Evropë me Shqipëri si Kolumbia, nuk ka Evropë me qeverinë e bërë njësh me krimin, nuk ka integrim me korrupsionin në nivele më të larta”- tha Basha.
“Tik tak, tik tak, tik tak. Kjo është ora e bekuar e shpresës dhe besimit te vetja jonë që shqiptarët kanë ëndërruar. Për vite me radhë thundra e krimit, korrupsionit, perversitetit dhe mashtrimit me fytyrën dhe gojën e Ramës shkeli mbi dinjitetin e cdo shqiptari. Ora kur një njeri i vetëm me ndihmën e krimit po shtronte një popull të tërë, kjo orë ka mbaruar këtu ku buçet verdikti i popullit sovran ‘Rama ik'”, tha më tej Basha.
KOHA JONË SONDAZH

