FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha, mesazh Sali Berishës: Jashtë Partisë Demokratike ata që sfidojnë Amerikën!

Lulzim Basha ka deklaruar në Kuvendin e 18 dhjetorit, të thirrur prej tij se Partia Demokratike nuk do të pranojë në radhët e saj elementë të krimit, apo njerëz që duan të sfidojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nënkuptuar këtu ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kjo do të jetë garanci për një Shqipëri të lirë që di të votojë, të zgjedhë e di të përfaqësohet me dinjitet. Si do jetë PD sot, do jetë Shqipëria nesër. Nuk do lejojmë në PD elementë nga bota e errët e lidhjeve të krimit me biznesin, me politikën, apo organizatat kriminale. Kjo është një sfidë e madhe, por ne do të rritemi me këtë besim në mendje e zemër, pasi vetëm kështu shqiptarët do na besojnë, duke na parë se kush janë demokratët, kush jemi ne. Kjo është sfida jonë. Duke lënë jashtë radhëve tona ata që duan të sfidojnë SHBA për interesat e tyre personale“, tha Basha.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?