FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha ndan fotot e takimit me të rinjtë në Durrës: Misioni i jetës time politike, rinia të marrë në dorë fatin e Shqipërisë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar përmes një statusi në facebook, pas takimit me të rinjtë në Durrës, ku prezantoi Luan Hotin si kandidat për bashkinë e Durrësit.

Ndërsa ndan foto albumin nga takimi, Basha shkruan se modeli ynë ka në qendër rininë, energjinë, ëndrrat dhe aspirat e tyre, dhe se misioni i jetës së tij politike është që rinia të marrë në dorë fatin e Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot, rinia e mbledhur në mbështetje të kandidatit të PD, Luan Hoti, tregon se ka shpresë, se rinia kërkon, beson dhe do ndryshimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në 6 mars, rinia durrsake do votojë Partinë Demokratike dhe Luan Hotin, sepse është ai që do të sjellë një model të ri politik, që nuk e ka mendjen te karrigia, por te qytetarët, për t’u krijuar mundësi të rinjëve pa dallime.

Sepse modeli ynë ka në qendër rininë, energjinë, ëndrrat dhe aspiratat e tyre. Larg modelit të vjetër, i cili është gati bëjë gjithçka për të qëndruar i mbërthyer pas karriges.

Misioni i jetës time politike është që rinia të marrë në dorë fatin e Shqipërisë.

Voto Partinë Demokratike
Voto Luan Hoti
Voto Nr. 3

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?