Basha në Kamëz: Orët e shtypjes dhe arrogancës po numërohen mbrapsht

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ndodhet në Kamzën, në një takim me qytetarë dhe demokratë të këtij qyteti. Me qindra automjete me flamujt të Partisë Demokratike, dolën të presin Bashën që në rrugën kombëtare, duke e përcjellë në një atmosferë të jashtëzakonshme.

”Ta ndalim makthin e organizatës kriminale të Rilindjes. T’ia bëjmë të qartë demokratëve e socialistëve se orët e shtypjes e arrogancës po numërohen mbrapsht se mbrapsht po numërohet ora e Ramës kryeministër dhe e qeverisë së lidhur me krimin.  12 javë s’janë shumë në kalendarin e një kombi, apo në kalendarin politik të një shteti. Por këto 12 javë kanë shndërruar fatin politik të vendit, kanë ndalur përparimin e të keqes në cdo vatër shqiptare dhe kanë ndezur dritën e shpresës. Jam këtu për tju falenderuar, veçanërisht ju demokratë të Kamzës e Paskuqanit, për kontributin tuaj”,-tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?