FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha në PPE, për herë të parë me të drejtë vote

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Europian që po zhvillohet në Spanjë.

Për herë të parë, Partia Demokratike e Shqipërisë merr pjesë si anëtare me të drejta të plota e PPE-së dhe do të ushtrojë të drejtën e votës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë kongres ‎do të trajtohen një gamë e gjerë e sfidave me të cilat përballet Europa sot, nga siguria tek rimëkëmbja ekonomike. Kongresi do të fokusohet në politikat e jashtme dhe ato të sigurisë të tilla si migrimi dhe lufta kundër terrorizmit, si dhe çështje të një rëndësie të madhe në axhendën europiane si rritjen, punësimin, një treg dixhital të përbashkët, ndryshimet klimatike dhe partneritetin midis Europës dhe SHBA.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kongresi do të zgjedhë drejtuesit e rinj të PPE,  Presidentin, zv/presidentët, Sekretarin e Përgjithshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?