Basha në Tepelenë: Të bashkohemi për ta shkëputur Shqipërinë nga krimi dhe droga

Për të shpëtuar Shqipëria nga krimi dhe droga duhet të bashkohen të gjithë në lëvizjen opozitare që sipas kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, do të sjellë ndryshimin për një Shqipëri që i jep mundësi çdo njeriu të ecë përpara me mund, aftësi dhe ndershmëri.

Mesazhin e tij kryedemokrati e ka dhënë para drejtuesve dhe anëtarësisë së PD-së në Tepelenë, me të cilët u njoh nga afër me situatën që banorët e këtij qyteti po kalojnë.

Njoftimin për këtë takim është vetë kryedemokrati Basha që e bën public përmes faqes së tij zyratre në rrjetin social “Facebook”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i Bashës për takimin në Tepelenë

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dje isha me demokratët e Tepelenës.

Folëm për ndryshimin që duam të sjellim së bashku, për një Shqipëri që i jep mundësi çdo njeriu të ecë përpara me mund, aftësi dhe ndershmëri.

Vetëm kështu Tepelena do të shpëtojë nga droga dhe krimi.

Vetëm kështu Shqipëria do të bëhet vendi ku të gjithë shqiptarët gjejnë të ardhmen e tyre”- shkruan Basha në komentin e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?